Saziso
AMC Hall, Prishtinë
Prill 2025

“Saziso” është një projekt artistik që pasqyron misionin e SOSE Entertainment për të promovuar artin si mjet bashkimi dhe dialogu kulturor, këtë herë në bashkëpunim me RAVE, duke fuqizuar edhe më shumë prezencën e kulturës shqiptare në skenën lokale dhe ndërkombëtare. Ansambli Saz’Iso, i përbërë nga artistë që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme, bashkohet çdo herë që kultura dhe trashëgimia muzikore shqiptare janë në qendër të vëmendjes.

Muzika tradicionale shqiptare – saz iso – u prezantua si një formë e gjallë shprehjeje artistike, duke ruajtur autenticitetin dhe duke komunikuar fuqishëm me audiencën bashkëkohore. Çdo performancë është fryt i një pune të palodhshme të një ekipi të gjerë artistik dhe teknik, ku profesionalizmi dhe respekti për artin janë thelbësore.

Përmes “Saziso”, u transmetuan mesazhe të paqes, bashkëjetesës dhe ndërlidhjes njerëzore, duke e kthyer koncertin në një përvojë kulturore me vlerë të qëndrueshme. Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, të cilët na mbështesin pa hezitim çdo herë që kultura është në qendër, si dhe për RAVE, partnerin tonë të çmuar në këtë bashkëpunim që bën të mundur këtë përvojë unike artistike. Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, të cilët përkrahin çdo iniciativë kulturore me pasion dhe pa hezitim. Mbështetja e tyre e palëkundur është çelësi që e bën të mundur realizimin e projekteve artistike dhe zhvillimin e kulturës në komunitetin tonë. Partneriteti dhe mbështetja e tyre bashkëpunuese janë thelbësore për çdo koncert dhe aktivitet që sjellim në skenë.
Falenderojmë veçanërisht sponzorët tanë për këtë event:






