Kanga Jonë
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Qershor 2025

Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës, ky aktivitet garanton një dimension institucional dhe qytetar, duke reflektuar realizimin profesional dhe mbështetjen zyrtare të projektit.
Pas jehonës së edicionit të kaluar, “Kanga Jonë” rikthehet në qershor 2025 me një kapitull të ri artistik – një udhëtim magjik nëpër krijimtarinë e kompozitorit Musa Piperku. Ky edicion i dedikohet veprës së tij ndër vite, duke sjellë në skenë këngë që kanë shënuar kujtesën kolektive dhe kanë formësuar identitetin e muzikës sonë moderne. Përmes një koncepti të kuruar me kujdes, publiku do të përjetojë emocionin, finesën melodike dhe thellësinë poetike që karakterizon krijimtarinë e tij.

Në këtë mbrëmje të veçantë do të ngjiten në skenë mysafirë specialë si Armend Rexhepagiqi dhe sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, si dhe këngëtarët e mirënjohur Genc Saliu, Eneda Tarifa, Jehona Sopi, Fifi, Shpat Deda dhe grupi Zanat. Atmosfera do të pasurohet nga Kori i fëmijëve “Okarina” nën dirigjimin e Edon Ramadani, si dhe me shoqërimin orkestral të Orkestra Libertas, duke krijuar një dimension të plotë simfonik dhe bashkëkohor. Mbrëmja u moderua nga Alba Ukaj dhe Donja Mema, të cilat udhëhoqën publikun në këtë rrugëtim artistik.

Angazhimi profesional i ekipit të SOSE Entertainment u dëshmua në çdo fazë të realizimit – nga konceptimi artistik dhe përzgjedhja e repertorit të përshtatur me simbolikën e mbrëmjes, deri te produksioni teknik dhe koordinimi i një eventi të përmasave të mëdha urbane me standarde të larta organizimi.

Një falënderim i veçantë shkon te institucionet dhe sponsorët që çdo herë qëndrojnë pranë, duke e bërë këtë edicion një sukses të plotë artistik dhe organizativ.
Ngjarjet muzikore të SOSE Entertainment realizohen në bashkëpunim me RAVE, duke ofruar përvoja artistike të jashtëzakonshme

Falenderojmë veçanërisht sponzorët tanë për këtë event:














