Kanga Jonë
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Qershor 2024

“Kanga Jonë” ishte një projekt gjithëpërfshirës i realizuar në Sheshin Skënderbeu, një nga hapësirat më të rëndësishme publike të kryeqytetit, me synimin që arti dhe muzika të jenë të qasshme për të gjithë. Ky aktivitet u zhvillua nën patronatin e Komunës së Prishtinës, duke i dhënë projektit mbështetje institucionale dhe një dimension të theksuar qytetar.

Koncerti u konceptua si një festë e këngës shqipe, ku tradita dhe qasja bashkëkohore u ndërthurën në mënyrë organike. Projekti bashkoi artistë të afirmuar dhe talente të reja, duke reflektuar diversitetin artistik dhe ndërthurjen e brezave në një skenë të përbashkët.

Angazhimi profesional i ekipit të SOSE Entertainment u reflektua në çdo fazë të produksionit – nga konceptimi artistik dhe përzgjedhja e repertorit, deri te realizimi teknik dhe koordinimi i një eventi të përmasave të mëdha urbane.

Përmes muzikës shqipe, “Kanga Jonë” përcolli mesazhe të fuqishme të unitetit, identitetit kulturor dhe bashkëjetesës paqësore, duke e shndërruar sheshin publik në një hapësirë reflektimi, bashkimi dhe përjetimi kolektiv. Mbështetja e institucioneve dhe sponsorëve që çdo herë qëndrojnë pranë, e bëri këtë projekt një sukses të plotë organizativ dhe artistik.

Falenderojmë veçanërisht sponzorët tanë për këtë event:








