Art that moves. Experiences that matter

Jehonë

Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë

Prill 2025

Rikthimi i “Jehonë”Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” shënoi një fazë të re artistike dhe profesionale të këtij projekti, duke reflektuar zhvillimin dhe pjekurinë e SOSE Entertainment si producent kulturor. Ky koncert u realizua nën mbështetjen e Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe u pasqyrua në raportimet zyrtare të institucioneve përkatëse, duke dëshmuar bashkëpunimin e suksesshëm institucional në promovimin e projekteve kulturore me vlerë publike.

Produksioni u ndërtua mbi një koncept narrativ të thelluar, i pasuruar me skenografi moderne dhe ndriçim të avancuar. Një ekip i gjerë artistik dhe teknik punoi me përkushtim të lartë para dhe prapa skenës për të krijuar një përvojë të balancuar dhe emocionalisht të fuqishme. Bashkëpunimi i ngushtë mes muzikantëve, orkestrës dhe stafit teknik dëshmoi rëndësinë e punës kolektive dhe disiplinës profesionale në realizimin e projekteve kulturore komplekse.

“Jehonë” në Gjakovë përcolli mesazhe të forta paqeje, respekti dhe ndjeshmërie sociale, duke e shndërruar koncertin në një moment reflektimi komunitar që tejkaloi kufijtë e skenës. Një falënderim i veçantë shkon te partnerët, institucionet dhe sponsorët që çdo herë qëndrojnë pranë, duke e bërë këtë realizim një sukses të plotë artistik dhe organizativ.

Falenderojmë veçanërisht sponzorët tanë për këtë event:

Prishtinë, Kosovë

Na dërgo email këtu,

Na telefononi këtu +383 46 876 876

Follow us on Instgram

© SoSe Entertainment

Prishtinë, Kosovë

Na dërgo email këtu,

Na telefononi këtu +383 46 876 876

Follow us on Instgram

© SoSe Entertainment