Art that moves. Experiences that matter

Bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin

Pallati i Rinisë, Prishtinë

Korrik 2025

Ky bashkëpunim solli rikthimin emocional dhe artistik të një prej figurave më ikonike të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi. Koncerti u konceptua dhe realizua me ndjeshmëri, profesionalizëm dhe respekt të veçantë për artistin, repertorin dhe publikun.Një ekip i gjerë artistik dhe teknik punoi para dhe pas skenës për të krijuar një atmosferë intime dhe dinjitoze, ku muzika u shndërrua në një mjet komunikimi emocional dhe lidhjeje të drejtpërdrejtë me audiencën. Mbrëmja u karakterizua nga intensitet i lartë emocional dhe interpretim i sinqertë, duke e kthyer në një përvojë të paharrueshme artistike.

Ky koncert u realizua në bashkëpunim dhe partneritet me RAVE, duke bashkuar përvojën organizative dhe vizionin kreativ për të sjellë një produksion të kuruar në çdo detaj. Ky partneritet kontribuoi në ngritjen e standardeve artistike dhe teknike të ngjarjes, duke bërë këtë mbrëmje një moment të veçantë për skenën muzikore në Prishtinë.

Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, të cilët përkrahin çdo iniciativë kulturore me pasion dhe pa hezitim. Mbështetja e tyre e palëkundur është çelësi që e bën të mundur realizimin e projekteve artistike dhe zhvillimin e kulturës në komunitetin tonë. Partneriteti dhe mbështetja e tyre bashkëpunuese janë thelbësore për çdo koncert dhe aktivitet që sjellim në skenë.

Falenderojmë veçanërisht sponzorët tanë për këtë event:

Prishtinë, Kosovë

Na dërgo email këtu,

Na telefononi këtu +383 46 876 876

Follow us on Instgram

© SoSe Entertainment

Prishtinë, Kosovë

Na dërgo email këtu,

Na telefononi këtu +383 46 876 876

Follow us on Instgram

© SoSe Entertainment